Inspektorja i bie pishman që e nxiti “Pranverën arabe”

Nuk ke pse habitesh kur Faida Hamdy është me dy mendje nëse është fajtore për atë gjithçka që ndodhi pas momentit kur ajo po kryente thjesht punën e saj.

Zonja Hamdy ishte inspektore e Këshillit lokal të qytetit para pesë vjetësh kur ia konfiskoi stendën e perimeve një shitësi ambulant në rrugët e pluhurosura të qytetit qendror tunizian, përcjell Koha Ditore shkrimin e “Daily Telegraph”.

Prej dëshpërimit të madh, burri ia futi vetes flakën në shenjë proteste para zyrës së Këshillit të qytetit.

Brenda disa javësh, djaloshi ndërroi jetë dhe dhjetëra arabë të rinj e kopjuan mënyrën e vetëvrasjes së burrit tunizian dhe shpërthyen protesta që kulmuan me rrëzimin e presidentit dhe kështu i hapën rrugë asaj që do të njihej si “Pranvera arabe”.

“Ndihem fajtore”

Derisa bota shënon këtë përvjetor, Siria dhe Iraku janë në flakë, Libia është bërë pikë e pesë, dhe grupe djajsh terroristë dhe represioni po dominon në rajon. “Nganjëherë them më mirë të mos e bëja kurrë atë punë”, thekson zonja Hamdy në një intervistë të gjatë për “Daily Telegraph” me rastin e shënimit të asaj date të rëndësishme për historinë e Tunizisë dhe rajonit.

Zëri i saj është dëgjuar rrallëherë: familja e djaloshit, Mohammed Buazizi, ishte nëpër të gjitha mediat lokale e ndërkombëtare disa javë pas vdekjes së tij, por regjimi i frustruar e kishte arrestuar zonjën Hamdy kur nisën protestat. Por ndërkohë ajo u lirua prej të gjitha akuzave dhe doli nga burgu.

Megjithatë presidenti Zine el-Abedine Ben Ali, kishte rënë nga pushteti dhe vëmendja e medieve ishte përqendruar në Egjipt, Libi e Siri.

Artikulli paraprakTurqia: Nuk i përgjigjemi Putinit
Artikulli vijuesKëshilli i Sigurimi i OKB-së njëzëri miratoi rezolutën për Sirinë