Egjipt: Kreu i ushtrisë puçiste synon presidencën

Kreu i ushtrisë egjiptiane, Abdel Fattah al Sisi do të kandidojë për president sipas tij nëse populli do t’ia kërkojë këtë dhe nëse forcat e armatosura e mbështesin.

“Nëse unë emëroj veten time, atëherë duhet të ketë një kërkesë nga populli dhe një mandat nga ushtria”, deklaroi gjenerali i cituar nga gazeta “Al Ahram”.

Ndërkohë, një burim anonim ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “AFP” se kryeushtaraku e ndjen që nuk mund të rrijë mënjanë nëse ka një kërkesë të qartë për kandidimin e tij.

Raportimet e fundit nga mediat lokale sugjerojnë se gjenerali e ka seriozisht synimin e tij.

Komentet e tij të publikuara të shtunën vijnë vetëm pak ditë para mbajtjes së referendumit për kushtetutën e re.

Bëhet fjalë për të parën kushtetutë pas një seri zgjedhjesh që qeveria me mbështetje ushtarake thotë se do të rivendosë rendin pas rrëzimit të presidentit Mohammed Morsi në korrik.

Gjyqi i tij duhet të fillonte këtë javë, por ai u shty për më 1 shkurt pasi zyrtarët deklaruan se moti i keq pengoi transportin me helikopter të ish-presidentit nga burgu në Aleksandri në gjykatën e Kajros. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakVdiq ish-kryeministri i Izraelit, krimineli Ariel Sharon
Artikulli vijuesTronditëse: Babai përdhunon bijën 13-vjeçaren (Video)