Vriten më shume se 26 ushtarë në Niger

Së paku 26 ushtarë u vranë nga një sulm mbi në një kamp të ushtrisë Nigeriane në qytetin verior Agadez.

Përgjegjësinë për sulmet në shtetin perëndimor të Afrikës e ka marrë njëri prej grupeve islamiste militante që mori kontrollin mbi Malin verior në vitin e kaluar, para se të ndërhyhet nga trupat franceze dhe afrikane.

Një person u vra në një sulm tjetër i cili goditi një minierë uraniumi në qytetin verior të Arlit, ku operon një kompani franceze, Areva.

Lëvizja për Njëshmërinë dhe Xhihadin në Afrikën Perëndimore (MUJAO) tha se sulmet ishin hakmarrje për ofensivën e Francës kundër muslimanëve fqinjë në Mali dhe për përfshirjen e Nigerit në këtë operacion.

Artikulli paraprakPatriarku rus – Serbëve: Kosovën nuk duhet humbur kurrë
Artikulli vijuesPolitika turke ndaj Sirisë jo shumë premtuese