Egjipt: Mbikëqyrja e referendumit nga gjykata, fitore për presidentin

Sipas gazetës amerikane Uashington Post, pranimi nga ana e këshillit të lartë të drejtësisë për mbikëqyrjen e referendumit të kushtetutës në Egjipt, është konsideruar si një fitore tjetër për presidentin Mursi dhe mbështetësit e tij islamikë. Kjo, ndërkohë që një numër gjykatësish patën kërkuar që referendumi të bojkotohej.

Sipas gazetës, pjesëmarrja e gjykatësve në referendum i cili pritet të mbahet me 15 dhjetor, i jep atij legjitimitet.
Gazeta tjetër New York Times, e ka konsideruar këtë si një humbje të rëndë për grupet opozitare të presidentit, grupe të cilat shpresonin që kushtetutës të re t’ia hiqnin legjitimitetin. Pjesëmarrja e gjykatësve në referendum, është testi më i sikletshëm i opozitarëve të Mursi-t. Opozitarët tashmë janë të detyruar ta bojkotojnë referendumin, ose të bëjnë thirrje për të votuar kundër kushtetutës së re, gjë e cila përbën një test për shtrirjen e zërit të tyre në shoqëri.
Gazeta Los Angelos Times, mendon se pranimi i gjykatësve të marrin pjesë në referendum si mbikëqyrës, e ka lehtësuar krizën politike rreth kushtetutës, por nga ana tjetër ka përkeqësuar përçarjen mes vetë gjykatësve. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakKisha serbe kundër politikës shtetërore për Kosovën
Artikulli vijuesPlagoset kreu i inteligjencës afgane