Haxhilerët vërshojnë drejt Mina-së

Mbi një milion haxhilerë nga të gjitha vendet e botës, janë nisur drejt Minasë, vend ku dhe do të kalojnë ditën e nesërme, e njohur si dita e Tervijes, prej ku përgatiten për kryerjen e ritualeve të Haxhit.

Autoritetet saudiane kanë vendosur reduktimin e haxhilerëve të këtij viti, 20% më pak nga jashtë dhe 50% më pak nga brenda dhe kjo për shkak të punimeve që zhvillohen brenda Qabes.
Minaja për ku janë nisur haxhilerët ndodhet gjashtë km larg Qabes. Autoritetet vendase i kanë marrë të gjitha masat për sigurimin e qëndrimit dhe transportit të haxhilerëve. /aonline/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt: Namazi i Bajramit në Sheshin Tahrir
Artikulli vijuesMbyllja e qeverisë amerikane shkakton miliarda dollarë humbje