Më shumë se 4.000 sirianë kthehen në Jarabulus

Mbi 4.000 sirianë janë kthyer në qytetin Jarabulus në afërsi të kufirit me Turqinë, deklaroi për Anadolu Agency (AA) një zyrtar lokal për Emigracion.

Kreu i zyrës për Emigracion në Gaziantep, Oktay Bahceci tha se numri i sirianëve të cilët kthehen në Jarabulus pas çlirimit në gusht të këtij viti ka mbëritur në 4.055.

Kthimet kanë ndodhur pasi Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga forcat turke mori kontrollin e qytetit të Jarabulusit në provincën e Halepit nga DAESH-i në vazhdën e operacionit “Mburoja e Eufratit” që filloi më 24 gusht.

Me qëllim të përforcimit të sigurisë në zonat kufitare, mbështetjes së forcave të koalicionit dhe neutralizimit të kërcënimit terrorist, Turqia para 40 ditëve inicioi operacione ushtarake në veri të Sirisë.

Operacioni i cili edhe më tej është duke zgjatur bazohet në të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara si dhe në miratimin e Parlamentit Kombëtar i cili iu ka dhënë ushtarëve autorizime që në pajtueshmëri me kërcënimet të veprojnë edhe në rajonin e Sirisë fqinje.

Artikulli paraprakBekir Bozdağ: Kemi informacione se Gyleni mund të largohet në vende tjera
Artikulli vijuesEgjipt, policia qëllon për vdekje dy lider të "Vëllazërisë Myslimane"