Egjipt, Sisi thëret takim urgjent pas kryengritjes në Sinaj

Të shtunën 15 efektivë të policisë të Egjiptit u vranë gjatë një sulmi për të cilin përgjegjësinë e morri një organizatë degë e DAESH-it në Sinaj

 

KAJRO (AA) – Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi ka thirrur sot një takim emergjent të sigurisë për të diskutuar mbi shtimin e sulmeve mbi ushtarakët në gadishullin e Sinajit, raporton Anadolu Agency (AA).

Të shtunën 15 efektivë të policisë të Egjiptit u vranë gjatë një sulmi për të cilin përgjegjësinë e morri një organizatë degë e DAESH-it në Sinaj.

Një deklaratë e lëshuar nga kabineti i presidentit të Egjiptit thotë se takimi ka prekur çështjen e sigurisë në gadishulin e trazuar, ndërsa është diskurtuar edhe për planet e policisë dhe ushtrisë që të zbulojë vendstrehimet e terroristëve.

Artikulli paraprakDAESH mer përgjegjësinë për sulmet në Bruksel
Artikulli vijuesBruksel, asgjësohet një jelek kamikaz i pashpërthyer