Bruksel, asgjësohet një jelek kamikaz i pashpërthyer

Sipas kanalit televiziv VTM të Belgjikës theksohet se në aeroportin “Zaventem” ku ndodhën dy shpërthimet u gjend një jelek kamikaz ku ekipet kanë asgjësuar këtë jelek me lëndë shpërthyese

 

BRUKSEL (AA) – Pas sulmeve terroriste të ndodhura këtë mëngjes në aeroportin “Zaventem” në Bruksel të Belgjikës asgjësohet një jelek kamikaz i pashpërthyer, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kanalit televiziv VTM të Belgjikës theksohet se në aeroportin “Zaventem” ku ndodhën dy shpërthimet u gjend një jelek kamikaz ku ekipet kanë asgjësuar këtë jelek me lëndë shpërthyese.

Ndër të tjera theksohet se Universiteti i Brukselit është evakuuar pas një informacioni të marrë, ku policia në Universitet ka shpërthyer një pako të dyshimtë.

Gjithashtu edhe Centrali bërthamorë Tihange në afërsi të qytetit Liege i cili ndodhet në një afërsi 100 kilometra nga Brukseli është evakuuar, ku nuk është deklaruar shkaku i evakuimit.

Artikulli paraprakEgjipt, Sisi thëret takim urgjent pas kryengritjes në Sinaj
Artikulli vijuesNë kufirin greko-maqedonas, një migrant vetëdigjet gjatë protestës