Egjipt: Vazhdojnë arrestimet e liderëve të Organizatës së Vëllezërve Myslimanë

Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Egjiptit bëhet e ditur se janë arrestuar liderët e Vëllezërve Myslimanë, Ahmed Ebu Bereke dhe Hasan el-Bernes së bashku me deputetin e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Fethi Shihab.

Në vijim të deklaratës u tha se forcat e sigurisë do të vazhdojnë me ndjekjen e personave për të cilët është shpallur urdhër arresti me arsyetim për vazhdimin e hetimeve.

Operacionet vazhdojnë edhe jashtë Kajros.

Operacionet e forcave të sigurisë për arrestime të udhëheqësve të Vëllezërve Myslimanë vazhdojnë edhe në zonat jashtë Kajros.

Sipas informatave në qytetet Suez, Port Said, Deti i Kuq, Esh-Sherkije, Beni Suvejf, Asvan, El Fejun, Dekahilje, Aleksandri, Ismailije dhe Sina organizohen bastisjet ndaj shtëpive dhe vendeve të punës së Vëllezërve Myslimanë, Partisë për Liri dhe Drejtësi, Lëvizjes së Koalicionit Kombëtar për Refuzimin e Grusht Shtetit dhe Mbështetje të Legjitimitetit, ndërsa u arrestuan një numër i madh i personave. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakTragjedia e fëmijëve sirian
Artikulli vijuesLetra që përloti Rexhep Taip Erdogan (VIDEO)