SHBA tërheq arsenalin bërthamor nga Turqia në Rumani

Marrëdhëniet mes Uashuntonit dhe Ankarasë marrin një tjetër çarje të konsiderueshme. Siç bën të ditur Reuters duke iu referuar burimeve nga Pentagoni, SHBA ka filluar të bëjë transferimin e armëve bërthamore nga Turqia në Rumani.

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i thanë ajencisë prestigjoze se transferimi po bëhet për arsye sigurie.

Ndërkaq, në mediat botërore thuhet se zhvendosja e mbushjeve nukleare paraqet një sfidë si në planin teknik operativ, ashtu edhe në atë politik.

Artikulli paraprakVetëvendosje fton për protestë gjithëpopullore më 1 shtator: nuk do të lejojmë ratifikimin e Demarkacionit
Artikulli vijuesShtohen ankesat ndaj bankave dhe kompanive të sigurimeve