Egjipt: Vëllazëria Muslimane shpall grevë

Më shumë se 450 anëtarë të burgosur të Vëllazërisë Muslimane nisën një grevë urie në Egjipt, në shenjë proteste ndaj trajtimit të tyre çnjerëzor.

Lajmi u raportua gjatë të martës prej vetë Vëllazërisë.

Të burgosurit, midis të cilëve përfshihen disa këshilltarë të ish-presidentit Mohammed Morsi thonë se midis të tjerave u është ndaluar të vizitojnë familjet dhe nuk kanë pasur akses ndaj shërbimit mjekësor.

Midis figurave të rëndësishme që janë bërë pjesë e kësaj greve janë ish-sekretari i përgjithshëm i partisë, Mohammed al-Beltagi dhe ish-këshilltari i punëve të jashtme të Morsit, Essam al-Haddad.

Më shumë se 2 mijë anëtarë të Vëllazërisë Muslimane u arrestuan që prej rrëzimit nga pushtetit të Morsit në Korrik 2013.

Presidenti u hoq nga detyra nga një grusht shtet i dhunshëm i ushtrisë, edhe pse u zgjodh në mënyrë të drejtpërdrejt nga qytetarët.

tch/kohaislame

Artikulli paraprakTiranë: “Babadimrat” grabisin argjendarinë
Artikulli vijuesAkademia e Shkencave të Kosovës bën dallavere me tendera