Ekskluzive: Molliqaj thotë se Kurti i kishte thënë se duhet lënë të hapur mundësinë e koalicionit me PDK-në

0
264

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se ish-lideri i VV-së, Albin Kurti i kishte thënë që ta lënë të hapur mundësinë e bërjes së një koalicioni me PDK-në.

Molliqaj tutje ka shtuar se për të kjo gjë është e papranueshme, dhe se ai vetë asnjëherë nuk do të pranojë të bëjë koalicion me PDK-në.

“Asnjëherë sa të jem në politikë qoftë në VV qoftë diku tjetër nuk jam gati për të bërë koalicion me PDK-në para se PDK të shkojë njëherë në opozitë. Këtë e kemi diskutuar edhe në Këshillin e Përgjithshëm”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.

Ai ka shtuar se ka pasur një takim pas dështimit të VLAN-it me Albin Kurtin i cili i kishte thënë që duhet ta diskutojnë çështjen e koalicionit me PDK-në sepse perëndimi po na thotë se konstantja e qeverisjes është PDK ndërkaq variabla ndryshon herë LDK herë partitë e tjera.

“Këtë ma ka thënë mua personalisht, por qëndrimi im ishte i prerë, i kam thënë se nëse dalim të parët në zgjedhjet e 11 qershorit dhe edhe nëse duhet të shkojmë sërish në zgjedhje nuk bënë të bëjmë koalicion me PDK-në”, u shpreh Molliqaj.

Ndërkaq Kurti, i kishte thënë se duhet ta lënë të hapur mundësinë e koalicionit me PDK-në, sepse mund të ketë ndryshime në mendime dhe qëndrime në PDK.