Aksidenti i çuditshëm! Ja si vdiq sipërmarrësi i Silicon Valley

Lajmi për vdekjen e Dave Goldberg ka pushtuar mediat e huaja.

47- vjeçari ishte një nga sipërmarrësit e Silicon Valley dhe shef ekzekutiv i SurveyMonkey.

Tani mësohet se gjithçka ka qenë një aksident.

Goldberg, bashkëshort i drejtueses së Facebook, Sheryl Sandberg, u gjet i plagosur rëndë pranë një piste vrapimi në një hotel në Meksikë.

Ai vdiq në spital.

Autoritetet thanë se nuk do nisin një hetim kriminal.

Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar edhe njëherë se pistat e vrapimit janë të rrezikshme.

Goldberg ka rrëshqitur, duke u plagosur rëndë

Artikulli paraprakMos e beso po deshe: Kapiteni Jack Sparrow ishte një piratë musliman!
Artikulli vijuesTë punësuarit në BFI, dëshmitar të incidentit morën ndihmën mjekësore