Ekspertë nga e gjithë bota, Gjermania ju fton

Specialistët janë shumë të kërkuar në Gjermani. Por shumë pak specialistë të huaj bëjnë kërkesë vijnë.
Për kryetarin e partisë Unioni Kristiansocial, CSU, Horst Seehofer, problemet në hekurudhën gjermane, (Deustche Bahn), në Mainz për arsye personeli janë vetëm një fazë paraprake të një problemi thelbësor, para të cilit gjendet Gjermania. “Në polici, profesionet e kujdestarisë, në ushtri, apo te zjarrfikësit profesionistë. Për shkak të rënies së natalitetit do të ketë një konkurrencë të ashpër për të rinj të kualifikuar”, tha kryeministri i Bavarisë në gazetën “Welt am Sonntag”. Meqenëse Gjermania ka shumë pak të rinj, duhet të tërheqim më shumë emigrantë nga vendet e tjera evropiane.

Qeveria vlerëson rëndësinë e tërheqjes së specialistëve të huaj

Emigrimi evropian nuk mjafton për të zbutur mungesën e specialistëve

Edhe CDU dhe FDP partnerët në koalicionin qeverisës e vlerësojnë rëndësinë e specialistëve të huaj për shkak të ndryshimit demografik. E ngarkuara e qeverisë gjermane për çështjet e emigracionit, Maria Bëhmer (CDU), e konsideron të nevojshme, që të kërkohen më shumë se sa më parë emigrantë edhe jashtë Evropës. “Ne duhet të kalojmë në ofensivë”, tha ministrja e Shtetit pranë zyrës së kancelares për gazetën “die Welt”. Edhe pse Gjermania në vitet e fundit i ka ulur pengesat për hyrjen e migrantëve të kualifikuar, në Azi dhe në rajone të tjera të botës ekziston ende imazhi për Gjermaninë si një vend me qëndrim restriktiv. Prandaj dhomat e tregtisë së jashtme, konsullatat, instituti Goethe dhe Agjencia federale gjermane e Punësimit duhet të forcojnë përpjekjet për të tërhequr specialistë të huaj.

Emigrimi nga Evropa i pamjaftueshëm?

Në fakt Gjermania përfiton shumë nga ardhja e fuqisë së specializuar të punës nga Spanja dhe Italia, thotë eksperti i tregut të punës të partisë liberale FDP, Johannes Vogel. Por thuajse të gjitha shtetet e BE kanë probleme të ngjashme demografike si Gjermania. “Për këtë arsye migrimi europian nuk do të mjaftojë për të zbutur mungesën e specialistëve.”

 “Një hap në drejtimin e duhur”

Për të përfituar kokat më të zgjuara në konkurrencën ndërkombëtare Gjermania duhet të aplikojë sistemin e pikëve, sipas shembullit të vendeve si Kanadaja dhe Austrialia.
Në Gjermani aplikantëve nga vendet e treta u duhet zakonisht një ofertë konkrete punësimi. Ndërsa vendet klasike të emigrimit lejojnë të hyjnë të gjithë ato persona, që arrijnë pikë të mjaftueshme në kriteret kryesore, në kualifikim, aftësi gjuhësore dhe moshë. Blue Card e futur para një viti përbën, sipas mendimit të Vogel, “një hap në drejtimin e duhur, që në vitet e ardhshme do të ndiqet nga të tjerë.”

Artikulli paraprakEkonomia gjermane del e padëmtuar nga kriza
Artikulli vijuesAustralia shfuqizonë ligjin shekullor i cili ndalonte dhe dënonte fallin dhe magjinë