Ekspertë turq për tekstet e historisë

Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se ky bashkëpunim bëhet në frymën e zhvillimeve akademike të të gjitha vendeve europiane që të mos ketë gjuhë të urrejtjes në tekste, por që ajo të jetë miqësore.
Sipas tyre, ekspertët nga Turqia do të jenë të kënaqur me propozimet që kanë bërë ekspertët e MASHT. Në kuadër të vizitës së ekspertëve turq do të organizohen edhe debate lidhur me rishikimin e historisë në tekset shkollore, për të zbatuar rekomandimet që do të dalin nga ekspertët./

Artikulli paraprakÇlirimtarët sirianë kanë rrethuar qendrën bërthamore në Siri?
Artikulli vijuesMasakër mizore në Siri, ushtarët e Asadit vrasin 36 fëmijë