Masakër mizore në Siri, ushtarët e Asadit vrasin 36 fëmijë

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Siri ku si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve kanë mbetur të vrarë 58 persona mes të cilëve 36 fëmijë.

Mediat e huaja raportojnë se të vrarët u shkaktuan nga një sulm me raketa kundër qytetit Aleppo nga ana e forcave qeveritare të presidentit Bashar Al Assad.

Gjithsej kanë qenë tre raketa që janë lëshuar nga baza ushtarake në Damask të cilët janë hedhur në një lagje që mendohej se ishte bazë e kryengritësve. Dëshmitarët thanë se vendi ku ranë raketat u kthye në një kasapanë të vërtetë me trupa grash e fëmijësh./BS/kohaislame

Artikulli paraprakEkspertë turq për tekstet e historisë
Artikulli vijuesLemza, sëmundja e stomakut