Ekspertët: Petrov të burgoset për racizëm! (Video)

Paraqitja dhe përdorimi i simboleve raciste nga ana e kryetarit të kongresit botërorë maqedonas, Todor Petrov, është vepër e rëndë penale, thonë ekspertët e drejtësisë të cilët vlerësojnë se prokuroria në këtë rast duhet me automatizëm të nisë procedurë hetimore ndaj autorit të kësaj vepre. Naser Ziberi dhe Osman Kadriu, thonë se simbolet e paraqitura në megafonin e Petrovit gjatë protestës para MPB-së, nxisin urrejtje etnike, racose dhe fetare që dënohen me Kushtetutë.

“Në bazë të kodit penal të RM janë të dënueshme veprimet të cilat nxisin urrejtje mbi baza etnike, racore, fetare dhe çfarëdolloj tjetër. Kuptohet që edhe përdorimi eventual i simboleve që në njëfarë mënyre reflektojnë frymë të këtillë janë veprime të dënueshme të cilat organet kompetente, në këtë rast prokuroria duhet në mënyrë zyrtare ti ndjek rastet e këtilla”, ka deklaruar eksperi juridik Naser Ziberi.

“Përdorimi i atyre simboleve në atë mënyrë, në ato protesta dhe në ato vende publike, natyrisht që ka një prapavijë me përgjegjësi ligjore, që si vepër ka të bëjë me nxitjen e asaj që auhet mosdurimit nacional, urrejtjen nacionale që jo vetëm tek ne por edhe në shumë vende demokratike, në Kushtetutë përmenden si vepra të rënda penale”, – ka deklaruar eksperti juridik Osman Kadriu.

Një ditë më parë edhe ndërmjetësi belg në bisedime Piter Vanhoutte është shprehur i tmerruar nga simboli nazist në megafonin e Kreut të kongresit maqedonas, Todor Petrovit. Në megafonin e tij qëndronte simboli nazist “ss 14/88”. Njerëzit të cilët haptazi tregojnë simbole naziste nuk meritojnë përkrahjen e asnjë partie, qoftë ajo konservative, liberale apo demokratike. Për shkak qëndrimeve të VMRO-DPMNE-së dhe vizitës së kryetarit të kësaj partie që ja bëri Todor Petrovit në spital, krijohet një lidhje problematike mes partisë dhe ideologjisë naziste, e cila tejkalon vijën e kuqe, ka shkruar Vanhoutte. Ndryshe, numri 14 simbolizon 14 fjalët “Ne duhet të sigurojmë mbijetesën e njerëzve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve të bardhë”. Për këtë shkak germa “X” në fjalorin latin është e teta me radhë, neo-nazistët e shfrytëzojnë si përshëndetja “Hajt Hitler”. shenja

Artikulli paraprakImami 21-vjeçar: Nuk llogaritet myslimanllëku në mjekër e pantallona (Foto/Video)
Artikulli vijuesLëvizja BESA: Adnan Jashari, a je Ministër i Serbisë?