Eksportet gjermane thyejnë rekord në tetor

Eksportet nga Gjermani gjatë muajit tetor, kanë arritur majën e vlerave të arritura ndonjëherë në një muaj të vetëm, me 99.1 miliardë euro, thuhet në të dhënat e nxjerra nga zyra statistikore të hënën.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në mars të vitit 2012, kur kompanitë gjermane eksportonin 98.7 miliardë euro në prodhime dhe shërbime.

Eksporti, sipas statistikave mujore, është rritur gjatë tetorit për 0.2 për qind krahasuar me shtatorin, ndërsa makinat dhe pjesë të makinave prijnë në eksport, të ndjekur nga maqineritë.

Bashkërisht këto eksporte, përbëjnë 30% të të gjitha eksporteve./bs/kohaislame

Artikulli paraprakProtestat vazhdojnë në Egjipt
Artikulli vijuesDonald Trump, investim në Serbi