
Baroni meksikan i drogës Joaquin Guzman i njohur me nofkën “El Chapo” ekstradohet në SHBA.
Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë së Meksikës, thuhet se gjykata federale e Meksikës i është përgjigjur negativisht ankesës së avokatëve të Guzmanit ndaj vendimit për ekstradimin e tij në SHBA.
Në deklaratë njoftohet se Guzman është hipur në avion në qytetin Ciudad Juarez të Meksikës dhe se është ekstraduar në New York të SHBA-ve./kumti.com