El Clasico në pikë të ditës

Futbolli evropian sot do të ketë një ditë të ngjeshur me ngjarje futbollistike.

Skuadra të mëdha evropiane sot do të zhvillojnë ndeshjet e tyre por që padyshim vëmendja është te El Clasico spanjolle mes Real Madridit e Barcelonës.

Pak ditë pasi Reali e eliminoj Barcelonën nga kupa, skuadra blaugrana do të tentoj që në një mënyrë të vulos titullin në La Liga në “Santiago Bernabeu”.

Sfida pas shumë viteve do të zhvillohet në një termin tjetër, duke filluar nga ora 16:00, për shkak se Realit i duhet kohë që të pushoj para sfidës me Manchester United. Xavi është mungesa e madhe e Barcelonës ndërsa Di Maria te Reali.

Mourinho mund të bëjë disa ndryshime në formacion për të pushuar eventualisht ndonjë lojtarë për ndeshjen e Champions League, ndërsa te Barcelona pritet të startojë David Villa.kohaislame

Artikulli paraprakDuric: Nuk i japim komunat në veri të Kosovës
Artikulli vijuesIrani e do Assadin në krye të Sirisë deri më 2014