Arda i ka rënë pishman që është transferuar te Barça

Arda Turan raportohet se i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se është penduar që është larguar nga Atletico Madridi drejt Barçës gjatë verës së kaluar.

Mesfushori turk kaloi në Camp Nou verës për 24 milionë funte, edhe pse nuk kishte të drejtë loje deri në janar për shkak të dënimit të Barçës nga FIFA për transfere.

Që nga ajo kohë, Turan shumicën e rasteve ishte rezervë duke nisur vetëm nëntë ndeshje si startues.

Si pasojë, ai thotë se ka gabuar që kishte kaluar në Kataloni, raporton AS, transmeton koha.net.

Sipas raportimit, Turan po konsideron largimin në fund të sezonit, me Kinën si destinacion potencial.

Artikulli paraprakKuqezinjtë zbulojnë planin e përgatitjeve për Euro 2016
Artikulli vijuesTerroristët djegin shkollën në Van të Turqisë