Elbasan, vritet në spital i sëmuri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e spitalit psikiatrik të Elbasanit ku pas një grindje mes dy pacienteve ka mbetur i vdekur njeri prej tyre. 

25-vjeçari me iniciale M.G ka goditur disa here me grushta 40-vjeçarin Arjan Laska, gjendja e te cilit eshte renduar me pas dhe megjithe nderhyrjen e mjekeve ne spitalin e qytetit te Elbasanit ai nuk ka mundur te mbijetoje. 

Drejtori i Spitalit Kamber Balla ben me dije se ka marre masa me paralajmerim per perjashtim nga puna te 4 punonjesve te turnit ne momentin kur ndodhi ngjarja, nderkohe qe sipas tij eshte ekspertiza ajo qe do te percaktoje shkakun e vertete te vdekjen se 40-vjeçarit Laska.

“Eshte marre nje mase administrative per punonjesit, ne pritje te ekspertizes per kete ngjarje”, tha Balla.

Sipas Balles ne kete grindje mes dy pacienteve jane goditur edhe punonjesit te cilet kane tentuar te nderhyjne ne grindjen mes tyre. Ai pohon se incidente te tilla jane te shpeshta ne ambientet e çdo spitali psikiatrik, por jane mundur të evitohen rastet e renda. Ekspertiza do te percaktoje nese 40-vjeçari Arjan Laska, pacient ne Spitalin Psikiatrik, humbi jeten nga goditjet e marra apo nga shkaqe te tjera.

Artikulli paraprakFrancë, shkatërrohet rrjeti shqiptar i heroinës
Artikulli vijuesBabai i Ajshes: Isha prishur me Shabanin që në 2008