Gazetës Express dhe simotrave të saj – Hoxhe Omer Bajrami

Gazetës Express dhe simotrave të saj

Pas shumë ofendimeve, akuzave dhe shpifjeve, më duhet patjetër të shkruaj disa fjalë, në lidhje me “lajmin” e dezinformatorëve të Gazetës express të titulluar: “Hoxha shqiptar Omer Bajrami arsyeton martesën me vajzën e axhës apo dajës”.

Sa i përket videos në fjalë, më duhet të them:

1-Gazeta Express është vërtetë Express për të kërkuar mijëra video të hoxhallarëve, për të gjetur lëshimet dhe gabimet e tyre (sipas saj) dhe për të ngritur pluhur në mesin e popullit, për të bërë përçarje, për të mbjellur urrejtje dhe armiqësi. Dhe kjo është normale për çdo antiislamist, i cili e ka synim kundërshtimin e Islamit.

2-Video në fjalë nuk është temë e zgjedhur nga unë, që special të flas për këtë çështje, por është pyetje që më është parashtruar.

3-Atë që e kam thënë, e them përsëri dhe do ta them çdo herë (inshAllah), se Islami nuk e ndalon martesën me vajzën e axhës, dajës, tezes apo hallës.

4-Thënia se Islami nuk e ndalon, nuk nënkupton që e obligon apo e pëlqen atë.. është e qartë shprehja: Islami nuk e ndalon.

5-Kam thënë dhe në videon e publikuar, se: Ne me këtë nuk bëjmë thirrje që dikush të martohet me ato vajza, porse nuk guxojmë të themi se ajo martesë është haram.

6-Gazeta në fjalë gjithashtu shpif pa fije turpi, duke thënë: “Sipas tij, haram është vetëm martesa me vajzën tënde por jo edhe me rrethin e afërt familjarë”. E ai që e dëgjon videon, e kupton qartë shpifjen e tyre.

7-Mendimi se martesa është e ndaluar deri në shtatë breza, nuk ka asnjë bazë në Islam. Përkundrazi, ajo është bindje e krishterëve, të cilën e përkrah edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, e që nuk ka të bëjë asgjë me Islamin.

8-Thënia se pas kësaj martese lindin fëmijë me të meta, është një trillim i cili nuk ka bazë askund, duke e ditur se në shumë vende të botës ekziston një martesë e tillë dhe nuk ekzistojnë pasojat e tilla.

9-Të gjithë ata që akuzojnë, shajnë dhe ofendojnë, i përkujtoj se një ditë do të japin llogari para Allahut për çdo fjalë të tyre.

10-Disa gazetarë mundohen që hoxhallarëve t’u vëndojnë edhe një kusht: Pasi të shikojnë çka thotë Allahu për një çështje, çka thotë i Dërguari i Tij dhe çka thonë dijetarët Islam, në fund të pyesin edhe: Çka thonë gazetarët!! porse ky është kusht i vdekur, i cili asnjëherë nuk mund të realizohet.

Hoxhë Omer Bajrami

Artikulli paraprakSkleroza mund të mjekohet me ushqime mesdhetare
Artikulli vijuesTemperatura ngrirëse regjistrohen në Arabinë Saudite