Fondi Monetar Ndërkombëtar emigrantët i ka cilësuar si problem serioz për BE.
Sipas uebsajtit të gazetës franceze Le Figaro, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë se kriza e refugjatëve është një problem serioz për Evropën, kurse integrimi i refugjatëve është i nevojshëm.
Nga ana tjetër, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka paralajmëruar për rrezikun që i kanoset ekzistencës së BE-së.
“Sot është në rrezik Schengeni, nesër njerëzit do të pyesin, përse kemi një monedhë të përbashkët. Bashkimi Evropian është i kërcënuar në themelet e tij dhe ndoshta nuk po e kuptojmë”, ka thënë Juncker.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në një seancë plenare në Strasburg, në fokus të të cilës është problemi i emigracionit. Pak ditë më parë, në konferencën e parë për shtyp për vitin 2016, Juncker paralajmëroi ditë të vështira për kontinentin e vjetër.