Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të bëjnë investime në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik në Shqipëri

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë të Ministrit të Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe Al Mazrouei u zhvillua forumi i biznesit ku morën pjesë rreth 50 kompani dhe investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria.

Ministri Ahmetaj u shpreh se ka shumë mundësi për investime në Shqipëri në sektorë kyçë si energjia, transporti, infrastruktura dhe logjistika, turizmi, menaxhimi i ujërave, bujqësia, zonat e zhvillimit ekonomik e teknologjik etj. Dy ministrat nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve, e cila ofron garanci të drejtpërdrejta për investimet nga të dy vendet me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik. Marrëveshja, e cila do të jetë në fuqi për një periudhë prej 10 vjetësh synon inkurajimin e investimeve përmes reduktimit të riskut për investitorët nëpërmjet krijimit të një klime të favorshme biznesi. (ATSH)

Artikulli paraprakGurët në veshka, ja edhe disa trika të rëndësishëm
Artikulli vijues10 gjëra që duhet harruar kur nuk jeni të kënaqur me jetën