Ngjashmëria mes Bush e Hollande, në momentet kritike

Aranud Jamin, një punëtor në një radio franceze, e quajtur France Inter, ka postuar dy fotografi krah për krah njëra tjetrës në Twitter të shtunën, duke poshtëshënuar ankthin e madh që kaploi Frenën pas natës së të premtes, njofton Klan Kosova.

Njëra foto është e presidentit amerikan George W. Bush kur iu kumtua lajmi nga shefi i stafit se Amerika është sulmuar nga terroristet, me 11 shtator 2001.

Kurse tjetra tregon Presidentin francez François Hollande në Stade de France këtë të premte, duke marrë lajmin se është sulmuar Parisi.

Çuditërisht ngjashmëria e dy presidentëve në foto është shumë e madhe.

Artikulli paraprakMos e beso po deshe: Dikush lajmëroi sulmin në Paris më 11 nëntor!
Artikulli vijuesÇfarë thonë sirianët refugjatë në Paris për sulmin terrorist atje