Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë mbështetjen e sistemit shëndetësor Kosovar

Një delegacion i Khalifa Foundation nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i kryesuar nga Youssuf Ibrahim AlHosany, po viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me qëllim të diskutimit të mundësive për realizim të projekteve për QKUK.

Delegacionin e priti drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Dr. Nijazi Gashi, i cili njoftoi lidhur me projektet dhe nevojat për investime në QKUK, në veçanti për nevojat e klinikës së kirurgjisë së fëmijëve, endoskopisë dhe Klinikës së Ortopedisë.Drejtori e njoftoi delegacionin se projektet ideore janë të dhe duhet shikuar mundësinë e realizimit praktik të tyre.

AlHosany, shprehu gatishmërinë e tij dhe të Khalifa Foundation për të ndihmuar shëndetësinë kosovare, në veçanti Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rëndësinë e projekteve për 3 klinikat e QKUK-së, e shpjeguan Dr. Nexhmi Hyseni, Ud. Drejtori Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Dr. Besnik Bicaj nga kirurgjia endoskopike dhe dr. Blerim Qosja nga Klinika e Ortopedisë.

Delegacioni nga Emiratet e Bashkuara vizitoj dhe u njoh nga afër me hapësirat ekzistuese ku ofrohen këto shërbime dhe nevojën për investime në to.

Të dy palët, bashkë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, po vazhdojnë të diskutojnë detajet e projekteve dhe mundësinë e realizimit sa më të shpejtë të tyre.

Artikulli paraprakMyftiu Tërnava: Kërkon disiplinë dhe më shumë punë nga imamët e BIK-ut
Artikulli vijuesHoxhë Ulvi Fejzullahu: Disa këshilla për aktualitetin e krijuar pas këngës së “Gold Ag”