Tash e njëmbëdhjetë ditë nuk ka asnjë gjurmë nga Elifi 16-muajshe e cila rezulton e zhdukur që nga mbrëmja e 6 gushtit, kur Hasanbegu dhe rrethina u kaplua nga të reshurat e mëdha të shiut, raporton SHENJA.
Gjyshi i Elifit, Isuf Fejzullahu vazhdimisht apelon njerëzit zemërmirë të ua zgjasin duart për ta kërkuar trupin e vajzës e cila për momentin nuk figuron askund. Deri më tani Elifi është kërkuar në zonat me hapësira të mëdha por gjyshi i saj kërkon vëmendje që të gjithë të të kontrollojnë mirë oborret e tyre se ndoshta trupi i vogëlushes mund të jetë aty.
”Tërë kohën me mua ka qëndruar sepse djali ka qenë në punë. Kush ka mundësi me dal e me kërku edhe më masovisht le të dalin, pasiqë ende nuk janë kërkuar të gjitha vendet . Ku ka pas hapsirë të madhe është kërkuar mirëpo mundet nëpër oborre të shtëpive nëpër vende tjera sepse trupi i vajzës i vogël është, mundet të jetë edhe në oborr ton. Tash s ecili po kontrollon nëpër shtëpi ”, ka deklaruar Isuf Fejzullahu, gjyshi i Elifit.