Entit Shtetëror i Statistikave: Në Maqedoni 75 përqind e automjeteve janë më të vjetra se 10 vjet

Në vitin 2013 në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 346.798 automjete, numër i cili paraqet një rritje për 15,7 përqind gjatë një periudhe dhjetë vjeçare, pasi që në vitin 2003 janë regjistruar 299.209 automjete.
 
 

SHKUP (AA) – Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në fund të vitit 2013 në Maqedoni 75 përqind e automjeteve ishin më të vjetra se 10 vjet, ndërsa numri i automjeteve më të reja se dy vjet është zvogëluar 5 herë e gjysmë krahasuar me vitin 2008. Sipas të dhënave të fundit dëshmohet se numri i automjeteve më të vjetra se 10 vjet është rritur për 16 përqind në krahasim me vitin 2004, kur në këtë kohë numri i kësaj kategorie të automjeteve arriti në nivelin më të ulët të periudhës referuese.

– Për 10 vite komunikacioni në Maqedoni rritet vetëm për 15,7 përqind

Në vitin 2013 në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 346.798 automjete, numër i cili paraqet një rritje për 15,7 përqind gjatë një periudhe dhjetë vjeçare, pasi që në vitin 2003 janë regjistruar 299.209 automjete.

Statistikat zbulojnë se nga gjithsej 346.798 automjete, në fund të vitit 2013 janë regjistruar 128.788 automjete me targa të Shkupit apo 37 përqind nga shuma totale. Qytetet tjera me numër më të madh të automjeteve të regjistruara janë në Manastir me 19.582, në Kumanovë me 17.260, Tetovë me 13.084. në Gostivar me 10.771 dhe në Prilep me 10.173 automjete. Regjistrimi i parë gjatë vitit 2013 ka pasur 31.927 automjete të regjistruara, nga të cilat 9.814 apo 30,7 përqind me targa të Shkupit. Këto të dhëna tregojnë se është rritur numri i regjistrimeve me targa “jo të Shkupit”.

Nga gjithsej 31.927 automjete, të cilat për herë të parë hyjnë në të dhënat e Ministrisë së Brendshme, vetëm 2.185 automjete ishin të reja (automjete të prodhuara në vitin 2013), që do të thotë as 10 përqind nga numri i përgjithshëm i automjeteve të regjistruara.

Në Entit Shtetëror të Statistikave në komunikacionin e Maqedonisë prej gjithsej 346.798 automjete gjenden të dhëna për 225.619 automjete të cilat janë më të vjetra se 13 vjet (të prodhuara para vitit 2000). Kjo do të thotë se dy nga tre automjete janë më të vjetra se 13 vjet.

– Nga viti 2000 e këndej, përqindje më e ulët e automjeteve të reja ishte në vitin 2013

Në vitin 2008 vetëm 9,4 përqind e numrit të përgjithshëm të automjeteve të regjistruara ishin më të reja se dy vjet, ndërsa ky numër në vitin 2013 ra vetëm në 1,7 përqind. Prej 263.00 automjeteve në vitin 2008 janë regjistruar 25.000 automjete më të reja se dy vjeçare, ndërsa në vitin 2013 prej 340.000 automjeteve vetëm 6.000 ishin pjesë e kategorisë së re të automjeteve. Nga viti 2000 e këndej, përqindje më e ulët e automjeteve të reja ishte në vitin 2013.

Në vitin 2010 në Maqedoni numri i automjeteve më të reja se pesë vjeçare ishte 38.000 apo 12,2 përqind, ndërsa në vitin 2013 ky numër ra në 5,8 përqind apo 20.000 automjete. Nga ana tjetër ekzistonte një rritje e përqindjes së statistikave të kategorisë së automjeteve më të vjetra se 10 vjet. Në vitin 2004 rreth dy të tretat e automjeteve ishin më të vjetra se 10 vjet, kurse në vitin 2013 në statistikat shtetërore theksohet se tre të katërtat apo 75 përqind ishin të prodhuara para vitit 2003 me një numër prej 261.000 automjete./AA

Artikulli paraprakKrizë buxhetore në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare
Artikulli vijuesStojanoviq: Kisha serbe në oborr të Universiteti nuk do rrënohet