Stojanoviq: Kisha serbe në oborr të Universiteti nuk do rrënohet

0
197

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë se Tempulli Shpëtimtari i Krishtit në Prishtinë nuk do të rrënohet.

Kjo kishë ortodokse serbe, e ndërtuar në kohën e vendosjes arbitrare të ligjeve të regjimit të Slobodan Milosheviqit, në oborrin e Universitetit ë Prishtinës ende nuk përdoret për kryerjen e ritualeve fetare pasi ende edhe nuk ka përfunduar.

Rreth kësaj kishe kohë më parë ishte deklaruar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai kishte thënë se nëse nuk legalizohet ndërtimi i saj, kisha mund të rrënohet.

Në ndërkohë nuk ka informacione nëse ndokush nga qarqe kishtare serbe ose nga qarqe politike vendore, të ketë bërë kërkesë për legalizimin e kishës, ndërsa afati për legalizim është zgjatur deri në qershor.

Stojanoviq veçse për kishën, për agjencinë serbe Tanjug , ka folur edhe për mundësinë e kthimit të Listës serbe në institucionet e Kosovës. Lidhur me këtë ai ka thënë se vendimi do të merret pas takimit që përfaqësues të saj do të kenë me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, që pritet të mbahet gjatë kësaj jave, përcjell koha.net.

Zëvendëskryeministri serb i Kosovës, duke folur për Marrëveshjen e Drejtësisë ndërmjet Prishtinës e Beogradit, ka thënë se askush nuk ësh i lumtur me Marrëveshjet që po arrihen në Bruksel.kohaislame