Erdoan: Ata që nuk na duan në Mosull bëjnë plane tinzare

0
383

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se ata që nuk duan të shohin Turqinë në tryezën e operacionit të Mosullit janë duke bërë plane tinzare.

 

Presidenti Erdoan iu drejtua përfaqësuesve të organizatave joqeveritare në Konja dhe u shpreh në lidhje me ekzistencën e ushtarëve turq në rajonin Bashika të Irakut me qëllim trajnimin e forcave vendore në luftën kundër organizatës DAESH, kërkesë kjo e ardhur më parë nga vetë udhëheqja e Irakut.

Në objektivin e Erdoanit,  i cili u shpreh ashpër gjatë vlerësimit të zhvillimeve në rajon në kundër të luftës kundër DAESH-it, ishte shoqëria ndërkombëtare që kërkon të lejë Turqinë jashtë operacionit të Mosullit.

Duke ritheksuar edhe një herë se ushtarët turq gjenden në Bashika me kërkesën e udhëheqjes së Bagdadit reagoi ndaj autoriteteve irakiane që shprehin shqetësim për ekzistencën e Turqisë në rajon dhe shtoi: “Turqia nuk është nga ato vende që kur do i thua hajde edhe kur nuk do i thua ik. Vëllezërit tanë në Mosull shprehen se “deri përpara disa muajsh ishim të pashpresë por kur Turqia pastroi nënprefekturën Jerablus të Sirisë u rrit edhe shpresa jonë”. Tani këta vëllezër thonë se shpresa e tyre janë hapat që do të hedhë Turqia në Irak”.

Erdoan tha se me vendimin e përbashkët të forcave të koalicionit dhe Turqisë mund të bëhet operacion në Mosull.

Ai tërhoqi vëmendjen se përpiqen që në botën islame të nxjerrin luftë civile duke provokuar veçimin sektar si dhe u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste gyleniste.

Duke shpjeguar masat e reja të marra kundrejt atyre që janë jashtë shtetit, Erdoan tha: “Ne jemi duke bërë përgatitje të reja. Ne kemi thirrë ata që janë me detyrë dhe të tjerët që janë jashtë shtetit. Bijtë e këtij atdheu do të vijnë këtu dhe do ti shpjegojnë autoriteteve përkatëse ato që dinë. Nëse nuk shpjegojnë atë që dinë atëherë do ta paguajnë. Në këtë mënyrë edhe ne nuk kemi pse ti quajmë atë nënshtetasit tanë. Aty ku të kapen do të bëhet proceduara e duhur” tha Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan.

Ndërsa në lidhje me kërkesën e popullit për dënim me vdekje Erdoan tha: “Po edhe unë e mbështes dënimin me vdekje. Unë thashë që nëse më vjen përpara një vendim i tillë do ta miratoj atë”.