Tajlandë, gjenden trupat e pajetë të 32 muslimanëve Rohingya

0
194
Muslimanët Rohingya besohet të jenë viktima të trafikantëve të qenieve njerëzore
 
 
BANKOK (AA) – Në një zonë të pyllëzuar në jug të Tajlandës u gjetën të varrosur trupat e pajetë të 32 muslimanëve Arakanese (Rohingya), raporton Anadolu Agency (AA) .
 
Një person nga Malajzia pasi ka vënë re një kamp të fshehtë punëtorësh në rajonin Sadao të Songkhla ka informuar autoritetet.
 
Një autoritet i policisë në rajonin në afërsi të kufirit me Malajzinë, Wirasan Tanpiam në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se pas informacionit, policia së bashku me specialistët e kufirit, dhe ekipin e kërkimeve arritën të gjenin trupat e pajetë.
 
Tanpiam i cili ka theksuar se ekspertët mjeko-ligjorë po hetojnë në lidhje me shkakun e viktimave të cilët mendohet se kanë ardhur nga Myanmari,tha se ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet ndaj mundësisë se mund të ndodhen trupa të tjerë.
 
Ndërsa gazeta Post e Bankokut ka shkruar se shumica e muslimanëve Rohingya kanë humbur jetën nga uria apo sëmundjet duke pritur për tu futur në Malajzi nga trafikatët e qënieve njerëzore.
 
Philip Robertson, zëvendës drejtor për Azinë në Human Rights Watch, tha për AA se ai nuk është befasuar nga zbulimi i kufomave. Ai shton më tej se ka pasur aq shumë raste të trafikimit të Rohingya në tërë këtë rajon dhe se ata mbahen në kampe të privuar nga ushqimi për periudha të gjata. Robertson u shpreh më tej se autoritetet Tailandeze nuk kanë bërë asgjë në lidhje me këtë, por shprehet se nuk mendon se ata do të vazhdojnë ta injorojnë më këtë situatë pas këtyre që kanë ndodhur.
 
Rohingya janë anëtarë të një grupi musliman etnik nga Mianmari Perëndimor. Ata filluan të largohen nga vendi në turma pas përleshjeve të përgjakshme me budistëve Rakhine, dhe një tjetër grupi etnik në rajon, në qershor 2012.
 
Junta Tai e ka bërë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore një prioritet i lartë që kur vendi në qershor u venods në nivelin më të ulët të trafikimit të qënieve njerëzore në raportin amerikan.kohaislame