Erdoan i propozon OKB-së që "Islamofobia të vlerësohet si krim"

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, çështjen e filmit “Pafajësia e Myslimanëve”, i cili shkaktoi protesta masive në botën islame, po përgatitet ta ngrejë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në takimin, që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbajë javën e ardhshme, Erdoan do të sjellë në rend të ditës propozimin: “Islamofobia të vlerësohet si krim”.

Shefi i qeverisë së Ankarasë, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë kthimit të tij nga vizita në Bosnjë-Hercegovinë, filmin në fjalë, që përmban fyerje të rënda ndaj islamit dhe Profetit Muhamed, e cilësoi si një provokim publik dhe një qasje armiqësore.

Kurse në përgjigje të një pyetjeje lidhur me marrëdhëniet Turqi-Izrael, përpjekjet në rritje të Tel-Avivit zyrtar gjatë kohëve të fundit për të ndrequr relacionet me Ankaranë, Kryeministri Erdoan i komentoi me fjalët: “Janë zhytur në vetmi (izraelitët). Aktualisht janë vënë seriozisht me shpatulla pas murit.”/trt/kohaislame

Artikulli paraprakLimaj pro koalicionit me AAK-në
Artikulli vijuesKastrati: FSK është gati