Në Holandë takohen "Miqtë e Sirisë

Diplomatë nga më shumë se 60 vende të botës takohen sot në Holandë, në një qytet pranë Hagës, për të diskutuar sanksionet ekonomike kundër regjimit të Sirisë.

Grupi “Miqtë e Sirisë” është një koalicion i formuar për të diskutuar situatën në Siri, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë në gjende të pajtohet për rezolutën, që do të dënonte regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

Ky i fundit përballet me revoltën popullore qysh në mars të vitit të kaluar. Rreth 30,000 njerëz kanë humbur jetën në trazira./BS/kohaislame

Artikulli paraprakNikoliq së shpejti vizitë në Maqedoni
Artikulli vijuesSulmi izraelit vret dy palestinezë