Erdoan kritikon ashpër Izraelin dhe SHBA-në

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas morën pjesë në darkën e shtruar për nder të tyre në ambasadën e Palestinës në Ankara.

Gjatë darkës Kryeministri Erdoan dërgoj mesazhe të ashpra Izraelit.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu Kryeministri Erdoan rikujtoj edhe votimin në lidhje me inspektimin e impianteve të armëve nukleare të Izraelit.

Erdoan theksoj se Izraeli nuk pranoj rezolutën e Kombeve të Bashkuara por kushtet tanimë kanë ndryshuar dhe shtoi: “Në rajonin tonë jetohen ndryshime historike. Në qoftë se udhëheqja e Izraelit dëshiron paqe atëherë para së gjithash duhet ti vlerësoj këto ndryshime në mënyrë të duhur”.

Duke kritikuar me një gjuhë të ashpër edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Erdoan tha: “A nuk jeni ju ata të cilët dëshironin zgjidhje me dy shtete? Çfarë ndodhi tani që dilni kundër shtetit të Palestinës? Kjo është e pakuptueshme!”.

Kryeministri iu drejtua edhe shoqërisë ndërkombëtare me fjalët: “Shoqëria ndërkombëtare borxhin e ndërgjegjes, ligjor dhe politik ndaj Palestinës do ta paguaj vetëm pasi kjo e fundit pranohet si anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara. Ne nuk do të heqim dorë nga përpjekjet tona për deri sa flamuri i Palestinës nuk valëvitet në Kombet e Bashkuara së bashku me flamujt e vendeve të tjera anëtare të plota”.

Së fundmi Kryeministri Erdoan duke iu drejtua edhe palestinezëve tha se nuk duan që në Palestinë të ketë më ndasi mes vete./trt/kohaislame

Artikulli paraprakFrytet e respektimit të prindërve
Artikulli vijuesFranca: Mbi 100 shtete e njohin opozitën siriane