Erdoan kritikon edhe një herë përbërjen e KS të OKB

Pas kthimit nga Amerika Latine Erdoan publikoi mesazhe në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ku shkruan se deformimin që ekziston në ekuilibrin e forcës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vazhdojnë ta shprehin në çdo takim dhe platformë.

Presidenti Erdoan pasi përfundoi kontaktet në Amerikën Latine u kthye në atdhe.

Avioni që transportonte Erdoani dhe delegacionin që e shoqëroi në këtë turne vizitash në aeroportin ndërkombëtar “Ataturku” në Stamboll mbërriti të premten në orën 22.10.

Pas mbërritjes në Turqi Erdoan publikoi mesazhe në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Në këtë mesazh Presidenti Erdoan tha se deformimin që ekziston në ekuilibrin e forcës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vazhdojnë ta shprehin në çdo takim dhe platformë.

“Bota është më e madhe se 5” thekson shpesh Presidenti Erdoan. Punojmë për ta ndarë këtë të vërtetë me të gjithë botën. Legjitimiteti i një sistemi ndërkombëtar që nuk është në gjendje të parandalojë krizat sociale dhe ekonomike një ditë do të fillonte të bëhej objekt diskutimi. Tashmë të gjithë duhet ta pranojnë që bota nuk përbëhet vetëm nga Perëndimi; sot kemi një strukturë policentrike, që ka edhe Lindjen, Veriun dhe Jugun”, shkruan presidenti turk në mesazhin e tij.

Kurse në një mesazh tjetër publikuar sërish në Twitter Presidenti Erdoan thotë se “Pamundësinë e institucioneve ndërkombëtare për të përmbushur përgjegjësitë që kanë e paguajnë njerëzit e pafajshëm”.

Artikulli paraprakAkademikët turq gjejnë shkakun e zhurmës që bën frigoriferi
Artikulli vijuesApple punon mbi prodhimin e një makine elektrike