ERDOAN: NUK DO TË KURSEHEMI KURRË PËR T’U TREGUAR VENDIN ATYRE QË TENTOJNË TË TESTOJNË FUQINË E TURQISË

“Nuk do të hezitojmë kurrë për t’iu kundërpërgjigjur në formën më të ashpër dhe për të bërë atë që duhet përballë qëndrimeve armiqësore, sulmeve dhe kërcënimeve që na drejton neve.Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan deklaroi: “Ne nuk synojmë sulmin, ne bëjmë investime në mbrojtje për të ruajtur paqen, për të ruajtur të ardhmen dhe për të eliminuar çdo lloj kërcënimi që cënon unitetin dhe solidaritetin tonë”.

Kryeministri Erdoan foli shumë qartë: “Ne nuk lakmojmë tokën e asnjë vendi. Nuk kemi qasje armiqësore ndaj asnjë vendi, nuk kërcënojmë askënd. Turqia është një vend i sigurtë, të cilit i duhet besuar. Por do tu përgjigjemi në mënyrën më të fortë dhe nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që duhet kundër sulmeve dhe kërcënimeve që na drejtohen”.

Kryeministri Erdoan i dha edhe një herë mesazhe të ashpra udhëheqjes së Esedit.

“Ne jemi një shtet që luftojmë kundër çdo lloj organizate terroriste, strukturave e grupeve ilegale. Nuk do të kursehemi kurrë për t’u treguar vendin shteteve mafioze që e kanë humbur legjitimitetin pranë popullit të vet, ndaj atyre që ushtrojnë terror shtetëror kundër popullit dhe ndaj atyre që tentojnë të testojnë madhësinë (fuqinë) e Turqisë”, u shpreh kreu i qeverisë turke.

Kryeministri Erdoan tërhoqi vëmendjen në skenarët që luhen mbi Turqinë. “Ne do ti eliminojmë këta skenarë”, theksoi ai.hen neve”, u shpreh dje Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan.TRT/kohaislame

Artikulli paraprakMursi do të flasë në Tahrir për “rilindjen e Egjiptit”
Artikulli vijuesVrau dhe fjeti një natë me gruan e vdekur, gjykata: 20 vite burg