Mursi do të flasë në Tahrir për “rilindjen e Egjiptit”

0
153

Presidenti i sapo zgjedhur i Egjiptit pritet ti bashkohet demonstratës milionëshe në sheshin Tahrir të kryeqytetit gjatë ditës së sotme raporton agjencia MENA.

Agjencia citon zëdhënësin e presidentit z.Jasir Ali duke thënë “presidenti do të ju drejtohet popullit të madh egjiptian, në lidhje me rilindjen Egjiptiane.”
Vëllazëria Muslimane ka bërë thirrje për demonstraten e madhe të premten në Sheshin Tahrir nën sloganin: “Dita e transferimit të pushtetit.”
Në anën tjetër ende nuk është vendosur për ceremoninë e betimit të presidentit të ri.
Raportohet se Mursi është konsultuar me shtresa të ndryshme të shoqërisë egjiptiane përpara emërimit të kryeministrit dhe kabinetit të ri qeveritar.

Në  foto shihet se si është falur namazi i xhumasë në javën e kaluar në Sheshin Tahrir /mszh/kohaislame