Erdoan: Nuk i kemi kërkuar Nato-s raketa "Patriot"

0
149

Nga Indonezia Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan u është përgjigjur pretendimet sikur Turqia ka kërkuar nga NATO raketa të tipit Patriot.

“Ne (qeveria) jemi autoriteti vendimmarrës lidhur me blerjen e raketave. Unë nuk kam dijeni për një diçka të tillë. Në qoftë se do të bëhet blerje, ekziston Këshilli Ekzekutiv, kryetari i të cilit jam unë. Ne nuk kemi dijeni për një gjë të tillë. Por ngrihet Reuters dhe bën një lajm të tillë fiktiv. Qasja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është në formën “do ta vlerësojmë pozitivisht nëse do të na vinte ndonjë kërkesë”. Por ne nuk i kemi bërë Aleancës ndonjë kërkesë të tillë. Pastaj nuk mendojmë që raketat Patriot ti blejmë me lekë”, u shpreh Erdoan./trt/kohaislame