Erdogan demaskon Putinin dhe shpalos planet e tyre

ERDOGAN RUSIA NUK PO BOMBARDON ISIS-in (ISIS-in), POR OPOZITËN SIRIANE TURKMENE, NË RAJONIN E BAYIRBUCAKUT. DIHET QË RUSIA ËSHTË MBËSHTETËSE KRYESORE E KRIMINELIT ASAD.
“Erdogan: ISIS (ISIS) nuk është në rajonin e Bayirbucakut të Sirisë.
Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdoğan tha se, “Rajoni ku janë Turkmenët e Bayırbucak-ut nuk është rajoni ku ndodhet ISIS (ISIS).
Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdoğan tha se, “Rajoni ku janë Turkmenët e Bayırbucak-ut nuk është rajoni ku ndodhet ISIS. Askush të mos e mashtroje askënd. Atje janë Turkmenët e Bayırbucak-ut, janë bashkëatdhetarët tanë, janë të afërmit tonë dhe duke thënë se “Jemi duke goditur organizatën terroriste ISIS” godasin Turkmenët e Bayırbucak-ut”.
Presidenti Erdoğan në kuadër të Ditës së Mësuesve në Turqi dha një pritje në Pallatin Presidencial Ak Saray bëri vlerësime në lidhje me ngjarjet e fundit.
Erdoğan tha se Turkmenët e Bayırbucak-ut janë në përpjekje të mbrojtjes së tokave të tyre dhe i kanë dërguar familjet e tyre nëpër kampe, vazhdojnë të rezistojnë.
Turkmenët e Bayirbucak-ut për shkak të afërsisë farefisnore me vendin tonë ashtu siç janë Turkmenët e Halepit, Humusit, Damaskut, Golanit kanë një vlerë të ndryshme për ne. Shumë mirë i dimë qëllimet pas sulmeve të cilat i marrin si objektiv Turkemnët e Bayırbucak-ut nga ana e regjimit të Asadit dhe ata të cilët mbështesin regjimin. Qëllimi i vetëm në këtë rajon ku ISIS-i nuk ka asnjë prani është mbështetja e regjimit të Asadit. Turqia ka vendosur që linjën nga Cerablus e deri në Detin e Mesdheut ta pastrojë nga organizatat terroriste. Ne si Turqi i mbështesim vëllezërit tanë që jetojnë në këtë rajon dhe do të vazhdojmë ti mbështesim” tha Erdoğan.
– “Mobilizojmë të gjitha mundësitë tona për ti ndihmuar vëllezërit tanë”
Presidenti Erdoğan duke theksuar se populli asnjëherë nuk do ti falë ata që janë duke i sabotuar ndihmat e bëra për Turkmenët e Bayirbucak-ut vetëm për të krijuar një perceptim kundër tij dhe qeverisë tha se, “Mobilizojmë të gjitha mundësitë tona edhe në vendin tonë por edhe në anën tjetër të kufirit për ti ndihmuar vëllezërit tanë që janë duke luftuar në rajon në kushte të vështira”.
Erdoğan i cili theksoi se së bashku me shtetet aleate së shpejti do ta zbatojnë praktikën rajoni i sigurisë në linjën Cerablus-Deti Mesdhe, tha se në njërën anë do ti parandalojnë dramat e reja njerëzore ndërsa nga ana tjetër do ti ofrojnë mundësi refugjatëve të cilët duan të jetojnë në atdheun e tyre. Erdoğan në vazhdim tha: “Ata të cilët nuk do ti ndihmojnë ose do ta parandalojnë Turqinë në këtë përpjekje, do të jenë shkaktar të vdekjes të çdo njeriut në Siri”.
Presidenti turk në vazhdim tha: “Ne nuk kemi asnjë përpjekje tjetër përveç se ti sigurojmë popullit të Sirisë një të ardhme të sigurt dhe qëndrueshme. E dimë se edhe siguria jonë kalon nga kjo. Njësoj edhe shpëtimi i Evropës nga kriza e refugjatëve dhe terrorizmit kalon nga stabiliteti i Sirisë. Shpresojmë që ditët e ndritshme për vëllezërit tanë janë afër. I uroj suksese vëllezërve tanë Turkmenë në luftën e tyre, lutjet dhe mbështetjet tona do të jenë deri në fund me ata”.”

Artikulli paraprakIzraeli i kërkon Google dhe YouTube Censurimin e videove ku shfaqen krimet e tyre kundër palestinezëve
Artikulli vijuesÇmimi i lirisë nga Franca, vendeve afrikane u kushton 14 miliardë në vit