Erdogan: Dështuan ata që mendojnë të rrënojnë stabilitetin e Turqisë

Presidenti turk Erdogan ka thënë se kanë përjetuar humbje ata që mendojnë se mund të minojnë stabilitetin e Turqisë me spekulimet prej pesë deri në 10 miliardë dollarë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se kanë përjetuar humbje ata që mendojnë se mund të minojnë stabilitetin e Turqisë me spekulimet prej pesë deri në 10 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan iu drejtua qytetarëve të Antalias në vendin e vogël Kepez, në ceremoninë e hapjes të disa objekteve të ndryshme. Së bashku me Erdoganin në Antalia po qëndron edhe kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

“Unë e di se janë të njëjtat dhimbje pas çdo deklarate dhe vendimi të ashpër të Parlamentit Evropian ndaj Turqisë. Ata menduan se Turqia do të mbetet e shtypur me problemet gjithnjë e më të shpeshta sociale dhe politike. Për shkak se në vitet e nëntëdhjeta, në vitet 2000 kanë vepruar në këtë mënyrë dhe ishin të suksesshëm në këtë. Por, këtë herë nuk patën sukses, sepse Turqia nuk është më ajo Turqia e vjetër”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu theksoi treguesit e rritjes ekonomikë të Turqisë.

“Ata që menduan se Turqia është një vend, stabiliteti i së cilës mund të dëmtohet nga spekulimet prej pesë deri në 10 miliardë dollarë, me kërcënimet boshe dhe intrigave diplomatike, kanë pësuar debakël”, tha Erdogan.

Artikulli paraprak128 zyrtarë policorë gradohen si rreshterë
Artikulli vijuesPekin – Ekonomia kineze ulet në fronin e SHBA-ve