Moshe Jalon emërohet ministër i Mbrojtjes të Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot e emëroi ish-shefin e armatës Moshe Jalon ministër të ri të Mbrojtjes i cili konsideron se programi bërthamor iranain është shqetësimi më i madh i sigurisë.

Jalon është i njohr edhe për qëndrimin e ashpër kundrejt palestinezëve.

Jalon ishte shef i armatës nga viti 2002 deri në vitin 2005 ndërsa në qeverinë e deritanishme izraelite ishte nënkryeministër i angazhuar për punët strategjike.

Netanjahu theksoi se Jalon ka përvoj që të kujdeset për mbrojtjen e Izraelit gjatë “periudhës vendim-marrëse për sigurinë e Izraelit, ndërsa rajoni rreth tij tërrbohet”

Qeveria izraelite duhet që të inagurohet gjatë ditës./BS/kohaislame

Artikulli paraprakDezerton nga regjimi sirian një gjeneral ushtarak
Artikulli vijuesSiri, dezerton gjenerali, i bashkohet kryengritësve