“Zinxhiri ka filluar të shpërbëhet, 14 persona janë arrestuar. Unë aktualisht parashikoj se kjo sigurisht nuk do të mbetet në 14, do të ketë vazhdim”, deklaroi Erdogan
ANKARA (AA) – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në vizitën e tij në Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë ka dhënë deklarata në lidhje me sulmin terrorist në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sa do që të shprehen ata që ndodhen në krye të PKK-së edhe të PYD-së se nuk kanë lidhje me këtë, është zbuluar së në informacionet edhe në dokumentet e Ministrisë së Brendshme ashtu dhe të institucioneve të shërbimeve inteligjente se kjo i përket atyre”, tha Erdogan.
“14 persona të arrestuar”
Erdogan rikujtoi se në operacionet e kryera pas sulmit janë arrestuar 14 persona.
“Zinxhiri ka filluar të shpërbëhet, 14 persona janë arrestuar. Unë aktualisht parashikoj se kjo sigurisht nuk do të mbetet në 14, do të ketë vazhdim. Sepse është zbuluar, vërejtur se zgjerimet e kësaj pune janë brenda dhe jashtë. Kjo ngjarje ka treguar se operacionet tona kundër akteve terroriste të ndodhura në kohët e fundit në Turqi janë duke dhënë frutin e tyre. Këto rezultate që kemi arritur do të japin rezultate pozitive për popullatën rajonale dhe kryesisht për vendin”, tha presidenti turk.
Ai në deklaratën për gazetarët pas vizitës ngushëlluese ndaj Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë gjeneralit Hulusi Akar ka rikujtuar se në sulmin terrorist ditën e djeshme në Ankara kanë humbur jetën 28 qytetarë.
“Siç jeni në dijeni 20 prej këtyre qytetarëve ishin ushtarakë, ndërsa 8 qytetarë… Ato do ti përcjellim në përjetësi”, ka shtuar ai. Ndër të tjera Erdogan ka përcjellë mëshirën e Zotit për dëshmorët e rënë dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. “Ngushëllime për të gjithë familjarët dhe popullin”, ka thënë presidenti Erdogan