Shtefan Zajbert: Maqedonia ka të drejtë ta mbrojë kufirin e vet

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert, sot i hodhi poshtë pretendimet e një pjese të mediave të cilat kërkojnë që Berlini ta kritikojë Maqedoninë për aksionin në të cilin nëpunësit kufitar të Maqedonisë i penguan refugjatët nga kampi i tyre në Idomeni të hyjnë në territorin e Maqedonisë, raporton RTVM.

Sipas pozitave të Berlinit, çdo shtet duhet që kufijtë e vetë t’i mbrojë në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Në një pyetje të drejtpërdrejtë nëse Gjermania do ta dënojë përdorimin e plumbave të gomës dhe gazin lotsjellës kundër refugjatëve, Zajbert deklaroi se tentimet e refugjatëve për ta kaluar kufirin është zgjidhje, e cila nuk jep shpresë, ndërsa kontrolli i kufijve ndërkombëtarë në çdo vend duhet të jetë në kuadër të standardeve ndërkombëtare.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane, Berlini është i shqetësuar për kushtet e rënda për akomodimin e refugjatëve në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për tensionet në linjën kufitare në dy ditët e fundit.

Artikulli paraprakLëvizja Besa: Vendimi i Ivanovit konfirmoi se në Maqedoni përfundoi shteti i së drejtës
Artikulli vijuesIvanov: Në vend demarshit, Greqia duhet të na jepte informata për refugjatët në Idomeni