Erdogan: Holanda të hidhet përpjetë sa të dojë, përgjigjen do e marrë në 16 prill

“Holanda të hidhet përpjetë sa të dojë por ta dijë mirë se bashkëkombësit tanë atje do ta prishin lojën e tyre në 16 prill (data që do të zhvillohet referendumi i ndryshimit kushtetues)”: tha Erdoan .

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me vendimin e qeverisë së Holandës për të anuluar lejen për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha: “Holanda të hidhet përpjetë sa të dojë por ta dijë mirë se bashkëkombësit tanë atje do ta prishin lojën e tyre në 16 prill (data që do të zhvillohet referendumi i ndryshimit kushtetues)”.

Presidenti Erdoan në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit kolektiv në lagjen Baxhëllar (Bağcılar) të Stambollit, tha: “Bëni presion sa të doni, strehoni dhe ushqeni terroristët në vendin tuaj. Kjo do t’ju kthehet kundër jush dhe padyshim që pas 16 prillit edhe ne do të fillojmë zbatimet tona. Pas kësaj do të shihni si do të vijnë avionët tuaj në Turqi? Sigurisht që bëj fjalë për diplomacinë jo për fluturimet dhe udhëtimet e qytetarëve. Këta nuk njohin as politikë dhe as diplomaci ndërkombëtare. Ka frikë kanë këta, kaq frikacakë janë. Këta janë mbetje e nazizmit, këta janë fashistë”.

Artikulli paraprakKonsumi i mishit është i lidhur drejtpërdrejt me rrezikun e diabetit
Artikulli vijuesTrump shkarkon 46 prokurorë të emëruar nga Obama