Erdogan: Hulumtoni mos vallë varfëria dhe pabarazia shkaktuan sulmet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalimin hyrës në Samitin e G20-shes që po mbahet në Antali, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan u bëri thirrje shteteve që të hulumtojnë nëse vallë papunësia, varfëria dhe pabarazia në botë, kanë shkaktuar sulmet e fundit terroriste.

Duke folur në takimin e grupit “Biznes 20″ (B20) dhe “Punë 20″ (L20), itë cilat mbahen në kuadër të G20-shes, para takimit me presidentin amerikan Barak Obama, Erdogan tha se për shkaqet e terrorizmit duhet patjetër biseduar në mënyrë që të mposhtet i njëjti.

“Kam brengë mos vallë kapitali botëror dhe sektori financiar xhelozojnë. Mendoj se duhet të mendojmë rreth kësaj. Nëse shohim sulmet e fundit terroriste, pyetja që parashtrohet është se ndoshta njëri nga shkaqet e atij sulmi ështe xhelozia. E kemi patjetër të hulumtojmë nëse papunësia, varfëria dhe pabarazia kanë shkaktuar sulmet terroriste”, theksoi Erdogan, sipas të cilit bashkësia afariste duhet të jetë më zemërgjerë dhe të eliminojë xhelozinë.

“Kjo zemërgjerësi do të shpie në drejtim të zgjidhjes së çështjes së terrorizmit dhe varfërisë në botë. Kjo do të zhdukë xhelozinë dhe smirën”, tha presidenti i Turqisë i cili lëvdëroi kontributin e shtetit të tij për zgjidhje të problemit të pabarazisë, duke rritur pagën minimale, dhe duke punësuar të rinjtë dhe gratë.

Artikulli paraprakJa çfarë u jep Turqia si dhuratë liderëve botërorë
Artikulli vijuesEgjipti angazhon imamët të shoqërohen me turistët