Provat e policisë gjermane: vrasësi i Munihut kishte lidhje me monstrën norvegjeze Breivik

Vrasësi që vrau 9 persona dhe veten në Munih të premtën, ishte i fiksuar me vrasje masive dhe kishte një lidhje me kriminelin norvegjez Anders Behring Breivik, thotë policia gjermane.

_90495592_031984735-1Policia e cila ka bastisur dhomën e djaloshit 18 vjeçar, bën të ditur se kanë gjetur material me shkrim në lidhje me sulmin e së premtës.

Personi i armatosur, i cili vrau veten më vonë, kishte në posedim revole 9mm Glock 300 fishekë.

Policia është duke hetuar nëse ai ka joshur viktimat e tij përmes Facebook-ut në restorant.

Sulmet e së premtës në qendrën tregtare Olympia lanë të vrarë 10 persona dhe 27 të plagosur.

Tre të vrarë ishin nga Kosova. i ati i njërit prej tyre, Diamant Zabërgja, është fotografuar tek po mban në dorë foton e djalit të tij afër qendrës tregtare të dielën. Dy të vrarët tjerë ishin vajza.

Policia thotë se i armatosuri ka qenë nën përkujdesje psikiatrike, dhe ka qenë duke marrë terapi antidepresive.

Shefi i policisë së Munihut, Hubertus Andrae ka thënë se është e qartë lidhja në mes të sulmit të ri dhe 5 vjetorit të sulmit të së premtës së Breivikut në Norvegji, ku vrau 77 persona.

Dëshmitari Luan Zeqiri, i cili ishte në qendrën tregtare, tha për televizionin gjerman N-TV se sulmuesi kishte të veshur mbathje ushtarake dhe një çantë shpine.

“Isha duke shiquar në drejtë të tij dhe ai vrau dy persona që ndodheshin në shkallë”, tha ai.

Policia ka thënë se vrasësi ishte qytetar gjerman me prejardhje iraniani, i lindur në Munih. Emri i tij akoma nuk është bërë i ditur.

Trupi i tij është gjetur afër 1km larg qendrës tregtare. Ai nuk kishte kurrëfarë lidhje me grupin Shteti Islamik, thotë policia.

Marrë nga BBC- /tesheshi.com/

Përgatiti: Jeton Zenuni

Artikulli paraprak“Allahu Ekber” do të thotë thjesht Zoti është më i Madhi!
Artikulli vijuesNjë postim nga një Françez e cila po bën bujë – “Le të na mbrojë populli Turk e jo Policia”