Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Si pasojë e vetëshpërthimit apo të shpërthimit të një kamikazi në moshën 12-14 vjeçare gjatë një ceremonie dasmore në rajonin Şahinbey të qytetit Gaziantep ditën e djeshme u plagosën 94 persona nga të cilët përveç atyre që kanë marrë mjekimin aktualisht në spital ndodhen ende 69 persona të plagosur. Mes të plagosurve 17 janë në gjendje të rëndë dhe bëhet fjalë edhe për 51 persona të tjerë të vdekur”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan duke folur për gazetarët pas vizitës në Kryebashkinë e Stambollit u shpreh: “Momentalisht bindjet e para të prefekturës, policisë janë në drejtimin se është një akt i DAESH-it. Fatkeqësisht në kohët e fundit DAESH-i ka patur një strukturim të tillë apo një përpjekje për të gjetur vend në Gaziantep. Janë kryer dhe po kryhen shumë operacione intensive, ku edhe forcat tona të sigurisë do të intensifikojnë edhe më shumë punët e tyre në këtë drejtim. Për të patur të përhershëm unitetin, solidaritetin tonë duhet ti kundërvihemi të gjithë së bashku këtij të mallkuari, terrorizmit. Terrorizmi është i njëjtë gjithandej, qoftë ky nga organizata terroriste FETÖ, mund të jetë PKK, DAESH apo PYD dhe YPG në zona të caktuara të Sirisë. Që të gjithë për ne janë organizata terroriste. Këto nuk kanë as fe, as komb e as atdhe. Ne si Turqi ashtu si edhe më 15 korrik me të gjithë forcën tonë dorë përdore dhe krah për krah me popullin do ti kundërvihemi.”
Presidenti Erdoğan tha “Edhe unë nuk e pranoj se forcat tona të armatosura dhe policia jonë janë pastruar tërësisht nga këto. Prandaj punimet tona do të vazhdojnë njëlloj në gjyqësor, dhe në institucionet e shtetit tonë sepse ne do ti pastrojmë. Vendosmëria jonë këtu është e qartë. Hapat e hedhur me këto dekrete në fuqinë e ligjit janë të gjitha në këtë drejtim”.
“Ne deri më sot në lidhje me kriminelët që Amerika na ka kërkuar kurrë nuk i jemi shprehur ‘na dërgoni dokumente, informacione dhe më pas i dorëzojmë’. Çfarëdo terroristi që kanë kërkuar ne ia kemi dhënë. Sigurisht që një gjë këtu është shumë e qartë, ku ne do të kërkojmë kreun e një organizate që qeveria jonë, Këshilli i Sigurimit Kombëtar e ka vendosur se është një organizatë terroriste tashmë. Gjithashtu ne do të paraqesim kaq shumë dokumente dhe informacione ndaj tyre dhe më pas të përballemi me një qasje që ‘a me të vërtetë ky është autori’, sigurisht që kjo hedh një hije mbi partneritetin tonë strategjik. Shpresoj që do ti tejkalojmë këto në bisedimet që do të kryejmë ditën e mërkurë”, u shpreh në deklaratën e tij Presidenti Erdoğan.