Sulmi terrorist në Gaziantep, BE solidarizohet me Turqinë

Bashkimi Evropian pas sulmit terrorist në Gaziantep ka shprehur solidarizimin me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, bashkë me komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë bërë një deklaratë të përbashkët në lidhje me sulmin terrorist në Gaziantep.

Në deklaratën ku thuhet se në shpërthimin e djeshëm u qëlluan gratë, meshkujt dhe fëmijët që dëfreheshin në një dasmë, janë shprehur ngushëllimet për familjet e personave që humbën jetën si dhe është uruar shërimi i shpejtë për të plagosurit.

Ndër të tjera teksa theksohet se Turqia është vendosur edhe njëherë në mënyrë dramatike në objektiv, qyteti Gaziantep është cilësuar si “simboli i dhimbjeve të mijëra personave që janë larguar nga lufta në Siri”.

Artikulli paraprakErdogan: Kamikazi i sulmit terrorist në Gaziantep në moshën 12-14 vjeçare
Artikulli vijuesVarrosen një pjesë e viktimave nga sulmi terrorist në Gaziantep