Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar Këshillin Mbikëqyrës të shtetit të hetojë veçanërisht sulmet kamikazë në Ankara, në të cilat 97 persona humbën jeten.
Ky ishte sulmi më i keq i këtij lloji në historinë e Turqisë, duke shkaktuar protesta kundër asaj që kritikët e presidentit Erdogan dhe qeveria e shohin si një dështim të madh të inteligjencës.
” Dënoj ashpër sulmin terrorist kundër unitetit, solidaritetit dhe stabilitetit të Turqisë. Bota, së bashku me popullin turk duhet të dinë se ky sulm ishte kundër Turqisë”, deklaroi Erdogan në konferencën e parë për shtyp pas sulmeve.
Erdogan tha se ka porositur Këshillin Mbikqyrës Shtetëror për një hetim gjithëpërfshirës të ngjarjes së rëndë.
Kryeministri Ahmet Davutoglu tha të hënën se luftëtarët e Shtetit Islamik janë të dyshuarit kryesor të sulmeve me bomba që shpërthyen pak sekonda larg njëri tjetrit pranë stacionit të trenit të Ankarasë.
Sulmet kishin qëllim një miting të aktivistëve pro-kurdë dhe grupeve qytetare në një ngjarje që vjen tre javë për para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Autoritet në Ankara thanë se ishin fokusuar në të ashtuquajturën “qelizë e Adiyamanit” – një grup ekstremist turk , i cili mendohet të ketë qenë edhe pas sulmit të Suruçit, në të cilin 34 persona mbetën të vrarë.
Qeliza gjithashtu besohet të ketë qenë e përfshirë në bombardimin e një tubimi opozitar në qytetin e Dijarbakirit në prag të zgjedhjeve të fundit të Turqisë në qershor. D
Detajet e hetimeve në Dijarbakir dhe Suruc nuk janë bërë kurrë publike, teksa vetë partia prokurde fajëson shtetin për të gjitha vdekjet e sulmeve të fundit.
Mijëra luftëtarë të huaj, përfshirë turqit, kalojnë kufirin në Siri për t’u bashkuar me rradhët e grupeve ekstremiste islamike.
Gazeta Radikal tha të martën se policia ka identifikuar 21 militantë të dyshuar të shtetit islamik, gjashtë prej tyre gra. 18 prej të arrestuarve ishin nga Adiyaman.